Lëshuan 500 teste false për Covid, gjykata e Lezhës liron farmacisten: Nuk kisha dijeni
Gjykata e Lezhës ka liruar nga burgu farmacisten Kristjana Luka, e cila u arrestua të enjten, pasi u provua se farmacia ku ajo punonte lëshonte vërtetime false për Covid. Ndërkohë që Luka nuk ka pranuar të flaës para gjykatës në kërkim mbetet ende pronarja e farmacisë Aurora Ujka.
Farmacitja e arrestuar të enjten nga policia e Lezhës, pasi lëshonte dokumente Covidi të falsifikuara u lirua nga qelia.
25-vjeçarja, Kristjana Luka, u njoh këtë të shtunë me masën e sigurisë në Gjykaten e Lezhës.
Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura e reja nuk ka folur asnjë fjalë në lidhje me akuzat e ngritura, por ka qenë avokati i cili ka thënë se 25-vjeçarja ka qenë thjesht punonjëse në farmaci dhe se nuk kishte dijeni se aty kryeheshun teste Covidi fiktive.
Pasi dëgjoi palët, Gjykata e cilësoi të ligjshëm ndalimin e 25-vjeçares Kristjana Luka dhe vendosi ndaj saj masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", ashtu siç kishte kërkuar prokuroria.
Kristjana Luka, me profesion farmaciste pranë një subjekti privat me objekt veprimtarie farmaci në Lezhë, u arrestua në flagrancë dy ditë më parë si dhe u shpall në kërkim shtetasja Aurora Ujka, 35 vjeçe, banuese në Lezhë, administratore e këtij subjekti privat farmaci.
Sipas policisë, këto shtetase në bashkëpunim me njëra-tjetrën, në periudha të ndryshme kohore, kanë pajisur më shumë se 500 shtetas të ndryshëm me dokumentin shëndetësor përgjigje fiktive të falsifikuar të testit molekular RT PCR për SARS-Cov-2, pa iu nënshtruar më parë kryerjes së testit dhe marrjes së kampionit PCR nga kërkuesit.
Pajisja e tyre bëhej vetëm me dërgimin e dokumentit të identifikimit nga ana e kërkuesit dhe sipas kërkesave të tyre, testi me përgjigje pozitive paguhej 100 euro, ndërsa testi me përgjigje negative paguhej 50 euro.
Nga hetimet e deritanishme dyshohet që me këto teste fiktive janë pajisur rreth 500 shtetas të ndryshëm.
