"Pastrimi i pluhurit" metoda e cila heq majat e djegura por ruan gjatësinë e flokut
Fatkeqësisht floku jonë nuk mund të vetëgjenerohet që kështu jemi të detyruar ti presim herë pas herë.
Por tani ka dalë një metodë e re e cila mundëson heqjen e majave të djegura por që gjatësia e flokut të mbetet e njëjtë.
Kjo metodë quhet "pastrim i pluhurit".
Nëse jeni nga ata persona të cilët nuk dëshirojnë që të hiqni gjatësi në flokun tuaj atëherë kjo metodë është fiks për ju.
Kjo metodë nuk përmban asnjë rrezik dhe është plotësisht e shëndetshme.
Ja disa mënyra të lehta që çdo kush mund ti bëjë në kushte shtëpie.
-Flokët duhet të jenë të pastër dhe të thatë.
-Ndajeni flokun në pjesë të vogla në mënyrë që ta keni më të lehtë.
-Merrni pjesë të vogla dhe rrotullojeni pjesën e fundit të flokut në gishtin tuaj.
-Prisni vetëm qimet të cilat dalin jashtë pjesës që keni rrotulluar.
-Përsërisni të njëjtën metodë për pjesën tjetër të flokëve.

