Këto 5 fustane do të jenë tendenca e fundit e modës për 2022
Trendet e veshjeve ndryshojnë vit pas viti dhe në çdo stinë. Tendencat e fundit të modës kanë qenë në përsëritje dhe viti 2022 po sjellë një frymë të re dhe më emocionuese.
Modelet e reja të fustaneve ka në thelb elegancën dhe rehatinë.
-Lakuriqi i ri
Quhet i tillë pasi fustane të tilla nuk janë për të gjithë. Materiali i këtij fustani është i tejdukshëm dhe ka një prerje të bollshme.

-Fustan i thurur
Një fustan i tillë është një artikull i domosdoshëm i garderobës tonë. Ka një prerje klasike të gjatë dhe ofron mbulim total.

-Mini fustanet e freskëta
Këto fustane preferohen më shumë në periudhën e verës. Zakonisht janë fustane për në plazh. Por nëse materiali i tyre është saten atëherë shumë mirë këto mund të vishën në parti.

-Fustan i mbledhur
Ky fustan ishte nga më të pëlqyerit në pasarelat e këtij vitit. Përshtatet më shumë për muajt që janë të ftohtë.

- E bardhë e pastër
Padyshim ky fustan nuk mund të mungonte. Një fustan i tillë i përshtatet çdo lloj evenimenti apo thjesht edhe për një shëtitje.
