Zhgënjime nga persona të afërt? Bashkimi: I lë të shkojnë në rrugën e tyre, ndërsa unë në timen!

Bashkim Seiti përballë një pyetësori flash ku na tregoi më shumë rreth jetës së tij në raport me të tjerët.

Nga zhgënjimet e personave më të afërt deri tek sakrifica që mund të bënte për 100 mln lekë. Ai na tregoi se njerëzit që e kanë zhgënjyer i ka lënë të shkojnë në rrugën e tyre, ndërsa 100 mln do t’i thoshte jo pa u menduar dy herë nëse i duhet një sakrificë për këtë gjë.

Dajana: Sa herë je zhgënjyer nga njerëzit e afërt dhe si ke vepruar?

Bashkimi: Jo shumë herë, ka pak raste, por ato raste që kanë ndodhur i kam lënë të shkojnë në rrugën e tyre e unë në rrugën time.

Dajana: Nëse do të ofronin 100 mln lekë, çfarë do të sakrifikoje për t’i marrë ato?

Bashkimi: Jo nuk do të sakrifikoja asgjë, do i lija

Dajana: Çfarë bën Bashkimi kur është i mërzitur?

Bashkimi: Rri në dhomë i mbyllyr për shumë kohë

Dajana: Sa besnik je në një marrëdhënie?

Bashkimi: Jam shumë besnik, sidomos për atë person që do kem diçka

Dajana: Pro apo kundër one-night stand?

Bashkimi: Varet nga tipi, por do të them po. Po deshe bëje

Dajana: Dhurata më e bukur që i ke bërë të dashurës tënde, ose në një nga lidhjet që ti ke pasur?

Bashkimi: Kam fluturuar dy orë e gjysmë për t’i bërë një surprizë

D-Night një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00

Për më shumë klikoni në linkun më poshtë: