Ish-banorja e Big Brother tregon si i ka përjetuar komentet negative pas daljes: Më mallkuan
Egzona Rafuna një nga banoret e BBV në një intervistë për “Ditë e Re” në RTV Ora tregon se sa i kanë ndikuar komentet negative që ka parë pas daljes në Big Brother.
Egzona në një intervistë me skype nga Prishtina për emisionin "Ditë e Re" në RTV Ora iu përgjigj dhe pyetjeve të moderatorëve Arjola Shehu dhe Arjon Muça.
Si i ke përballuar komente negative?
"Nuk i kam përjetuar mirë. Por ajo që më bënë përshtypje është se si njerëzit presin gjithë ditën për të prishur ditën e dikujt. Unë nuk i kuptoj njerëzit si vijnë dhe mallkojnë për një spektakël në të cilin secili zgjedhe për ta jetuar jetën e vetë ashtu siç ai e dëshiron."
Duke u bërë personazh kaq i njohur është edhe normale që të shkruajnë komente negative por se sa i marrim ne në konsideratë i bënë të rëndësishëm këto njerëz.
"Në fillim po i lexoja dhe po më ndikonte për keq por tani vetëm i fshij pasi dua të merrem me mirëqenien time."
