Presioni i skenarëve brenda Për’puthen? Bashkim Seiti tregon si qëndron e vërteta për të
Bashkim Seiti djali shembullor i Për’puthen, i cili fitoi më shumë pëlqimin e publikut sesa të vajzave konkurrente. Një djalë shumë i sjellshëm, i cili në rrugëtimin e tij përcolli një tjetër kulturë e mbi të gjitha shumë i drejtë në veprimet e tij.
Mbrëmë ishte i ftuar në D-Night nën drejtimin e Dajana Shabanit ku foli për ndarjen nga Alvisa dhe gjërat që po të kthehej pas në kohë, mbase nuk do i kishte bërë disa prej tyre.
Dajana: A ke qenë ndonjëherë nën presionin e skenareve brenda në Për’puthen?
Bashkimi: Çdo njeri që ka dalë nga Për’puthen dhe ka folur keq për Për’puthen, shumica e tyre nuk kanë arritur t’a marrin atë që kanë dashur. Më vjen keq që shumica e atyre që dalin thonë se ka skenare apo gjëra të tilla. Nëse nuk do të bësh një gjë, mos e bëj më mirë. Personalisht nuk më ka thënë dikush të bëj apo jo një gjë dhe për mua nuk ka pasur skenar.
Dajana: Bëhet një “luftë” e madhe për klikime dhe do doja të dija nëse ka një emër konkret që e bën vërtetë këtë “luftën” për klikime?
Bashkimi: Ishim me ditë e muaj të tërë aty brenda dhe normalisht ka patur momente që kemi thënë pse e bëri këtë gjë apo pse e tha kështu. Nuk mund të them që dikush e ka bërë me qëllim një gjë të tillë, por e ka pasur për vete si për mirë apo për keq. Nuk është se kam ndonjë emër se kush e ka bërë këtë luftën për klikime.
D-Night një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00
Për më shumë klikoni në linkun më poshtë:

