Gazetarja Blerina Rizvanolli tregon se si la profesionin për pasionin e saj " letra është magjike"
Blerina Rizvanolli, me profesion gazetare tregoi për emisionin “Jeto me Orën” sesi la profesionin për pasionin.
Ajo është fokusuar në art edhe arti i saj është të punojë me letër në objekte të ndryshme. Puna e saj e parë ka qenë emri i vajzës së saj. Ajo ka 4 vite që i dedikon një pjesë të mirë të kohës së saj këtij pasioni.
Në ditët e sotme dhuratat e personalizuara janë kthyer në një trend. Këtë gjë e bën edhe Blerina sepse për të kjo gjë është si një terapi. Një tjetër moment i bukur për gazetaren është kur klientët e saj janë shumë të kënaqur ka puna e saj.
Duke qenë se ajo është në shumicën e punimeve i realizon gjatë natës, kur fëmijët e saj janë në gjumë. Blerina na tregoi dhe një kuriozitet.
“Unë e kam nisur për fëmijët por fëmijëve nuk iu kam bërë akoma as edhe një punim. Si fillim ajo e ka nisur këtë pasion tanimë të kthyer në punë, duke i shpërndarë punimet e saj tek shoqëria që ajo ka."- tha ajo.
Blerina në studion e “Jeto me Orën” bëri edhe një dhuratë për moderatoren e emisionit duke i dhuruar një punim ku lexohej emri i vajzës së saj Amla.
Gazetarja tregoi se një punim i merr pothuajse 10 ditë kohë. Blerina u shpreh se “Letra është magjike sepse mund të bësh gjithçka me të”.
Ajo na tregoi se bashkëshorti i saj është filtri final i çdo punimi duke qenë se profesioni i tij është dizajner. Edhe pse pasioni i saj merr shumë kohë ajo i përkushtohet shumë edhe familjes së saj.

