"Kur hyra mu zu fryma. Nisa të fikesha" Egzona tregon pengjet dhe keqardhjen për eksperiencën në BBV
Egzona Rafuna një nga banoret e BBV në një intervistë për “Ditë e Re” në RTV Ora tregon për eksperiencën në Big Brother Vip por dhe “pengjet” e vogla që e kanë shoqëruar.
Madje kur kthehet pas në një moment mendon se nuk duhej të kishte pranuar ftesën në atë moment kur erdhi megjithëse nuk është pishman.
“Ftesa më erdhi papritur dhe ndoshta në një moment që nuk është dashur ta pranoja por nuk jam pishman për eksperiencën e bukur që do e mbaj mend megjithëse ka gjithmonë hapësirë për përmirësime. Shoh detaje tek vetja që nuk duhej t’i toleroja.”
Egzona ka dhe një “nëse” dhe bën me faj dhe energjinë negative me të cilën e pritën banorët.
“Shumë më mirë kishte me qenë rrugëtimi im nëse do të kishte nisur në javën e 2-të apo të tretë. Keqardhja më e madhe është se nuk kam arritur të tregoj një Ezgonë që jashtë e njohin por brenda ishte e mbyllur. Nuk e kam besuar tek të tjerët që e kanë provuar si eksperiencë, por në moment që hyra brenda sikur mu zy fryma. Sikur nisa të fikesha.
Nuk ishte çështja e izolimit por energjia pak negative ndoshta dhe prej lodhjes së banorëve. Ishte një periudhë e vështirë për ta u afrua 100 ditëshi dhe hymë ne sikur gjithçka nisi nga fillimi. Energjia negative e banorëve sikur na zbehu dëshirën për rrugëtimin tonë. Nëse do kishte nisur më herët gjithçka do ishte ndryshe” tregon Egzona në një intervistë me skype nga Prishtina për emisionin "Ditë e Re" në RTV Ora me moderator Arjola Shehu dhe Arjon Muça.