Hëna e plotë kalon te Luani, zbuloni si ndikon në secilën shenjë të Horoskopit

Hëna e Plotë ndodh në orën 17:56, në shenjën e Luanit, duke e rritur më tej energjinë e ditës.

Hëna e Plotë është një moment kulmor për çdo shenjë. Mund të zbulojmë kreativitet, romanticizëm tek vetja dhe të jemi më dinamikë në veprimet tona.

Ndërkohë që Hëna në shenjën e Luanit është krenare dhe individuale, nuk kënaqet me të qenurit thjesht pjesëtarë e ekipit, ndërsa Dielli i Ujorit, edhe pse individualist, vlerëson pavarësinë dhe ekipin.

Hëna e Plotë sot hedh dritë mbi këtë konflikt dhe na fton të vendosim një ekuilibër.

Kini parasysh se ndjenjat dhe zbulimet e reja sot janë të natyrës emocionale, dhe na duhet të tregojmë kujdes para se t'i shprehim.

Hëna vazhdon në shenjën e Luanit dramatik dhe ekspresiv, kur lëviz në shenjën e Virgjëreshës e cila është e fokusuar në punë.