"Monika mori rroba e trajtim fytyre, Arjola apartament" Egzona: Më ka ardhur keq. Monika meritonte shumë më shumë

Egzona Rafuna një nga banoret e BBV  në një intervistë për “Ditë e Re” në RTV Ora tregon për eksperiencën në Big Brother Vip por dhe “pengjet” e vogla që e kanë shoqëruar. 

Egzona në një intervistë me skype nga Prishtina për emisionin "Ditë e Re" në RTV Ora iu përgjigj dhe pyetjeve të moderatorëve Arjola Shehu dhe Arjon Muça 

Arjon Muça: A ishin të gjithë vipa ata që u futën në BBV?

Egzona Rafuna: “Dikush më shumë dikush më pak secili ka bërë në profesionin e vet”

Arjola Shehu: Do e shihje veten të jetoje në Tiranë, nëse do i ofrohej një kontratë pune?

Egzona Rafuna: Unë jam shumë  e lidhur me Prishtinën e nuk dal jashtë, por gjithnjë e kam një Por.. Nëse do e ndërroja Prishtinën me një vend tjetër do të ishte Tirana. Tirana më duket si Prishtina jeme, si shtëpia ime. Me Tiranën do e kisha bërë kompromis.

Arjon Muça: Të katërt morën punë në Televizion. Pa dorashka. A nuk të stonoi që të gjithë ata që fituan kishin kontratë me kompani? A tu duk e çuditshme.

Egzona Rafuna: Pavarësisht se kush fiton çmimin, në një farë forme të gjithë dalin të fituar.

Arjon Muça: Monikës I fali rroba, nuk e di çfarë shpërblimi është nëse krahasojnë një garderobë me rroba dhe shërbim në një qendër estetike me një shtëpi që bën sa çmimi i madh.

Egzona Rafuna: Pa dashur të bëj avokatin e askujt. Ka qenë dëshirë e Monikës që e ka shprehur, të tjerët kanë shprehur dëshira më madhore.

Më ka ardhur shumë keq që I është bërë një dhuratë e tillë. Megjithëse dhuratën që e mori në fund duket se iu zbutën pak hatërmbetjet.

Arjon Muça: Trajtimi për qendrën estetike tërë jetën. U tregove diplomate.

Egzona Rafuna: Unë besoj se secili ka merituar shumë më shumë. Edhe Monika. Ka merituar shumë më shumë se ai shpërblim por besoj se fama dhe ato çka treguar Monika do e ndihmojë në karrierë.

Arjola Shehu: Kush janë miqtë e tu që ke dalë nga BBV e kush nuk janë treguar shumë miqësor.

Egzona Rafuna: Kam pritur afrimitet me Arjolën. Ndër miqtë më të mirë do të jetë Beniada, Donaldi, Fifi.