Për herë të parë pas 8 vitesh, sonte Sinan Vllasaliu ekskluzivisht në "Glamour Zone"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Shkurt 2022, 18:25
Pas një mungese 8-vjeçare me intervista në ekranet shqiptare, mbreti i muzikës Sinan Vllasaliu ia le ekskluzivitetin moderatores Ester Bylyku në emisionin “Glamour Zone”.
Ai do të shkaktojë pafund të qeshura me reagimin e tij kur të dëgjojë artistët Don Xhon, Mozzik dhe Butrint Imeri.
Si dhe për herë të parë, rrëfen momentet më të vështira të jetes së tij gjatë luftës.
Na ndiqni sot në 22:30 në RTV ORA.
