Si të qëndroni në formë pa shpenzuar para

Ja disa mënyra si mund të jemi më aktiv në përditshmëri pa shpenzuar lekë

Shpesh herë palestrat janë të shtrenjta dhe mund të marrin shumë kohë nga përditshmëria jonë.

Po për të evituar të qënurit pasiv shtoni këto ushtrime të lehta dhe efektive në rutinën tuaj.

- Mos përdorni ashensorin
Gjithmonë përpiquni të përdorin shkallët. Kjo është një nga mënyrat më të mira pasi nxit qarkullimin e gjakut dhe zemra arrin të pompojë më shumë gjak në organizëm.

-Zëvendësoni mjetet e transportit me ecje në këmbë
Nëse do të shkoni në punë apo keni një takim, shmangni makinën dhe ecni në këmbë. Në këtë mënyrë muskujt dhe kockat do të jenë gjithmonë në formë.

-Kujdesuni për një kafshë shtëpiakë
Kujdesi për një kafshë shtëpiake kërkon një angazhim më vetë. Është një aktivitet që kërkon energji dhe padyshim vë trupin tuaj në lëvizje gjatë gjithë kohës.

-Nëse jeni përdoruesi i një makine parkoni larg
Koha që do t'iu nevojitet për të shkuar në vend,atëherë konsiderojeni këto si minuta për ecje në shërbim të shëndetit tuaj.