Komunikim e drogë brenda burgut të Fierit, ja ku u gjet e fshehur lënda narkotike
22 doza droge u gjetën brenda burgut të Fierit gjatë një kontrolli të befasishëm të kryer në orët e natës. Policia tha se bashkë me lëndën narkotike është gjetur edhe një televizor i pajisur me kufje për komunikim me jashtë dhe një sharrë e përshtatur për prerjen e hekurave të dritareve.
Një tjetër rast i futjes së sendeve të paligjshme është zbuluar gjatë orëve të natës në burgun e Fierit.
Një sasi droge e ndarë në doza është sekuestruar ndërsa policia ka gjetur edhe një sharrë të përshtatur dhe një aparat televiziv që përmes lidhjes me kufje dyshohet se përdorej për të komunikuar me persona jashtë qelive.
Stuhia "Eunice" godet rëndë Europën, 9 të vdekur
19 Shkurt, 11:00
Burimet zyrtare bënë të ditur se Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve organizoi dje rreth orës 22.50 një operacion pas informacioneve të marra në rrugë operative se brenda burgut të Fierit mund të kishte depërtuar lëndë narkotike.
Pas kontrollit të disa dhomave dhe ambienteve të përbashkëta u gjetën nëntë doza të dyshuara si lëndë narkotike ndërkohë që edhe 13 doza të tjera u gjetën fshehur në neonin e tavanit në palestër.
Në njoftimin e shpërndarë nga Drejtoria e Burgjeve thuhet se gjatë kontrollit, u gjet edhe një sharrë e improvizuar me kokën e një makine qethëse si dhe një televizor “Obot” me fijet jashtë për lidhje me kufje, dyshuar si mjet komunikimi.
Menjëherë pas kësaj ngjarje, shërbimi i Brendshëm i Burgjeve ka nisur hetimet për identifikimin e personave që kanë futur drogën dhe sendet e paligjshme brenda institucionit të vuajtjes së dënimit.
Deri në këtë fazë të hetimit policia e burgjeve nuk ka bërë me dije autorët e futjes së drogës dhe seneve të paligjshme brenda ambieneteve të burgut të Fierit.

