Një yll për Adam McKay, regjisori amerikan siguron një vend në bulevardin e famës

Në shëtitoren më të famshme të yjeve, “Walk of Fame”, është shtuar së fundmi edhe emri I regjisorit dhe shkrimtarit, Adam Mckay. Filmi i tij më i fundit, 'Don't Look Up', rezultoi një hit në Netflix dhe konkurron për filmin më të mirë në “Academy Awards” në mars.
Regjisori Adam McKay është nderuar me yllin e 2713-të në Bulevardin “Walk of Fame” të Hollivudit. Filmi më i fundit i regjisorit, producentit dhe shkrimtarit, 'Don't Look Up', rezultoi një hit në Netflix dhe konkurron për filmin më të mirë në “Academy Awards” në mars.
"Unë u rrita si dikush që i do filmat dhe televizionin. Por është me të vërtetë prekëse dhe vërtet e bukur. Kështu që e dua," tha McKay.
"Unë e bëj këtë punë prej gati 30 vitesh. Nuk kam pasur kurrë një përvojë si 'Don’t look up'. Asnjëherë! Dhe Netflix është me të vërtetë një platformë unike. Mund t’ju flasësh drejtpërdrejt gjysmë miliardë njerëzve. Pra, ishte e pabesueshme,” shtoi ai.
Sfida e filmit, sipas Adam McKay, ishte të kuptonte se si të përcillte urgjencën e ndryshimeve klimatike duke i lejuar njerëzit të qeshin, pasi ai mendon se komedia mund të ndihmojë në unifikimin e pikëpamjeve të ndryshme politike.
"Adam McKay është një nga njerëzit më të sjellshëm, më me humor k, më të guximshëm dhe më inteligjentë që kam takuar ndonjëherë, dhe nuk ka njeri më të mirë për të pasur afër në situata të vështira. Ju përshëndes komandant Adam McKay," tha aktori amerikan John C. Reilly.
McKay e filloi karrierën e tij në vitet 1990 si kryeredaktor për shfaqjen humoristike të skeçeve NBC Saturday Night Live për dy sezone dhe është bashkëthemelues i grupit të humorit “Upright Citizens Brigade”. Ai u bë i famshëm në vitet 2000 për bashkëpunimet e tij me komedianin Will Ferrell.

