Biden beson se Putin ka vendosur ta pushtojë Ukrainën
Biden deklaroi më parë se nuk besonte se lideri rus kishte vendosur, por pranoi se njohuritë e tij mbi të menduarit e Putinit ishin të kufizuara.
Presidenti amerikan Joe Biden po mban një deklaratë në Shtëpinë e Bardhë mbi zhvillimet e fundit në krizën midis Rusisë dhe Ukrainës. Shtëpia e Bardhë fajëson inteligjencën ruse për një sulm masiv kibernetik ndaj Ukrainës.
Presidenti i SHBA-së Joe Biden tha se beson se presidenti Rus Vladimir Putin ka vendosur të pushtojë Ukrainën.
“Që nga ky moment, jam i bindur se ai e ka marrë vendimin”, tha Biden në Shtëpinë e Bardhë.
Në komentet nga Shtëpia e Bardhë të premten pasdite,(18 shkurt) Biden tha se ai "ka parë raporte për një rritje të madhe në shkeljet e armëpushimit nga luftëtarët e mbështetur nga Rusia që përpiqen të provokojnë Ukrainën në Donbas".