Disa orë pas nisjes së evakuimit, shpërthim i fuqishëm në Ukrainën Lindore (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Shkurt 2022, 18:48
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur jashtë ndërtesës së administratës në qytetin Donetsk të kontrolluar nga rebelët në Ukrainën lindore.
Mediat e huaja, bëjnë me dije se shpërthimi vjen disa orë pasi udhëheqësi i Republikës Popullore të Donetskut (DNR), Denis Pushilin, njoftoi se banorët do të evakuoheshin nga qyteti në rajonin e Rostovit të Rusisë.
Pushilin tha se masa ishte e nevojshme për shkak të një sulmi të afërt në territor nga forcat ukrainase.
DNR gov't video showing the jeep right after the explosion https://t.co/7Ly0evZLls pic.twitter.com/C1L6ObbHPt
— Aric Toler (@AricToler) February 18, 2022
Bomba është plasur brenda një makine, ndërkohë si pasojë e shpërthimit nuk ka pasur të lënduar.