Në SHBA një i pa strehe arrestohet tre herë brenda ditës

Një person i pastrehë nga Kalifornia u arrestua tre herë në vetëm 16 orë.

James Langdon, u arrestua fillimisht rreth orës 3 të mëngjesit në Glendale, Los Angeles, pasi u kap duke ecur në një zonë që nuk lejohej. Por u la i lirë pa asnjë kusht.

Vetëm disa orë më vonë pasi u la i lirë, ai u kap duke hapur një biznes me një kaçavidë në dorë. Por u la sërish i lirë.

Ai u ndalua përsëri për tre orë përpara se të lirohej, por në mbrëmje u kap duke u përpjekur të hynte në një apartament.

Ai mbeti në burg me kusht prej 150,000 dollarësh pas arrestimit të tij të tretë.