Bien sirenat në Ukrainë, në zonat e kontrolluara nga rusët evakuohen banorët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Shkurt 2022, 16:55


Në qytetin lindor të Ukrainës, Donetsk, janë dëgjuar sirenat alarmuese.
Kjo pasi një udhëheqës separatist i përkrahur nga Rusia ka njoftuar për një evakuim të banorëve.
Ndërkohë edhe në Luhansk, rajoni i dytë më i madh i Ukrainës Lindore i kontrolluar nga separatistët, ka njoftuar për evakuim të banorëve.
Sipas burimeve të agjencisë së lajmeve “Interfax”, njerëzit nga rajoni i Donetskut do të fillojnë të largohen me autobusë në orën tetë të mbrëmjes sipas orës lokale të Ukrainës./Express/
???? BREAKING: Evacuation siren sounding in Donetsk
— ASB News / MILITARY〽️ (@ASBMilitary) February 18, 2022
pic.twitter.com/QOFgRK7CyA
