Kriza Ukrainë-Rusi, çfarë tregojnë imazhet më të fundit satelitore?

Imazhet më të fundit satelitore të ofruara nga kompania amerikane e teknologjisë hapësinore Maxar tregojnë se aktiviteti ushtarak rus vazhdon pranë kufijve të Ukrainës.

Një gjë e tillë ka vazhduar pavarësisht pretendimeve të fundit ruse për de-përshkallëzimin dhe tërheqjen.

Të marra në mes të shkurtit, ato ilustrojnë se Ukraina mbetet e rrethuar nga tre anët - në kufijtë e saj me Rusinë dhe Bjellorusinë - nga pajisjet ushtarake ruse dhe përqendrimet e trupave ruse.

Është e rëndësishme të kujtojmë se prania aktuale ushtarake e Rusisë prej rreth 30,000 trupash në Bjellorusi, ndërsa është alarmante si për Ukrainën ashtu edhe për NATO-n.

Këto forca dhe mjete janë pjesë e stërvitjeve të përbashkëta të planifikuara që do të përfundojnë më 20 shkurt.

Kështu, një test kyç i synimeve të Moskës do të vijë pas asaj date kur imazhet satelitore do të zbulojnë nëse pjesa më e madhe e forcave ruse atje kanë mbetur apo janë larguar.

Kriza Ukrainë-Rusi, çfarë tregojnë imazhet më të