Britania e Madhe lëshon alarmin e kuq për stuhinë Eunice, miliona këshillohen të qëndrojë në shtëpi
Nga Amado Çela Përditësimi i fundit 18 Shkurt 2022, 11:39
Një paralajmërim për erëra dhe stuhi të fortë ka përfshirë disa zona të Britanisë së Madhe, në të cilat parashikohen erëra deri në 100 km/orë.
Sipas parashikimit të motit, stuhia Eunice mund të jetë kërcënuese për jetën dhe në shumë qytete, përfshirë Londrën, banorëve iu është thënë të qëndrojnë në shtëpi.
Uellsi ka anuluar të gjitha llojet e transportit, përfshirë atë ajror, hekurudhor, tokësor dhe atë detar.
Në shumë zona në të gjithë Britaninë e Madhe pritet të ketë ndërprerje masive të energjisë elektrike.
Gjithashtu disa shkolla në jug të Anglisë janë mbyllur për arsye sigurie.
Ndërkohë veriu i vendit dhe Skocia po përballen me stuhi dëbore, trashësia e së cilës në disa vende ka arritur në 20 centimetër.