Kapen me 55 mijë paund drogë, arrestohen dy shqiptarë në Angli
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Shkurt 2022, 17:28
Dy shqiptarë janë arrestuar në Britani, pasi janë kapur me drogë e cila kapte vlerën 55 mijë paund.
Mediat e huaja, bëjnë me dije se droga është gjetur në bagazhin e makinës me të cilin udhëtonin shqiptarët.
S. E, 32 vjeç dhe D.SH, 36 vjeç, u akuzuan më vonë për posedim me qëllim të furnizimit të një droge të kontrolluar dhe do të paraqiten sot në Gjykatën e Magjistraturës në Plymouth.
Policia ka thënë se autorët janë shtetas shqiptarë që nuk kanë vendbanim në Mbretërinë e Bashkuar.
