Konflikti në Ukrainë: Rusia akuzohet për krijimin e krizës së rreme
Rusia është akuzuar se po përpiqet të organizojë një krizë të rreme në rajonin lindor të Ukrainës për t'i dhënë asaj një arsye që të nisë një pushtim.
Ukraina ka mohuar planifikimin e një ofensive, duke thënë se Rusia po përhapte dezinformata.
Kjo vjen pasi SHBA-ja akuzoi Rusinë se kishte deri në 190,000 trupa të grumbulluara në kufirin e Ukrainës, nga rreth 100,000 që vlerësohej në fund të janarit. Moska vazhdon të mohojë se po planifikon një pushtim.
Denis Pushilin, kreu i Republikës Popullore të Donetskut (DNR), tha se Rusia kishte rënë dakord të sigurojë strehim për njerëzit që largohen nga rajoni dhe se gratë, fëmijët dhe të moshuarit duhet të evakuohen.
Kremlini tha më vonë se presidenti Vladimir Putin kishte urdhëruar që të ngriheshin kampe refugjatësh pranë kufirit dhe të paguheshin ndihma "emergjente" për njerëzit që vinin nga zonat separatiste.
Rusia ka mbështetur një rebelim të përgjakshëm të armatosur në rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës që nga viti 2014. Rreth 14,000 njerëz - përfshirë shumë civilë - kanë vdekur në luftime që atëherë, shkruan BBC.
