Pamje dramatike nga Anglia, erërat e fortë rrëzojnë qytetarët, nuk ecin dot në rrugë (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Shkurt 2022, 18:10
Stuhia dhe erërat e forta kanë “pushtuar” ditën e sotme Anglinë, ku si pasojë shumë shtëpi janë dëmtuar dhe shumë pemë janë rrëzuar.
Ndërkohë një video që është publikuar në rrjetet sociale, shihet se era e fortë merr përpara edhe qytetarët, të cilët si pasojë edhe janë rrëzuar.
Qytetarët pasi rrëzohen e kanë të vështirë të çohen pasi era e fortë si lë.
View this post on Instagram
Nga era e fortë, British Airways anuloi më shumë se 80 fluturime, shoferët u paralajmëruan vetëm të bënin udhëtime thelbësore dhe atraksionet kryesore u mbyllën duke përfshirë London Eye, Keë Gardens dhe Legoland.
Në rrjetin hekurudhor Juglindor, pasagjerët u bllokuan në një tren midis Tonbridge dhe Sevenoaks në Kent.