Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar: Të mos udhëtohet drejt Bjellorusisë ku ka prani ushtarake
Zyra e Jashtme e Britanisë, Commonwealth & Development ka paralajmëruar kundër udhëtimit në Bjellorusi, veçanërisht në zonat në të cilat po zhvillohen stërvitje ushtarake.
Në një këshillë të përditësuar udhëtimi, FCDO këshillon që të mos ndërmerren udhëtime në Yelsk, Mazyr, Rechitsa, Luninets, Gomel, Asipovichy, Baranovichi dhe Brest.
Aty theksohet dhe këshillohet që të mos bëhen udhëtime, përveç atyre thelbësore, në pjesën e mbetur të Bjellorusisë.
Shërbimet konsullore dhe FCDO janë të gatshme për të ofruar ndihmë për shtetasit e Mbretërisë së Bashkuar që mund të kufizohen në rast të një operacioni ushtarak rus.
Në fillim të kësaj jave, zyrtarët amerikanë paralajmëruan amerikanët që të mos udhëtonin në Bjellorusi dhe u kërkuan atyre që ishin në vend të largoheshin.
Ka shqetësime se Bjellorusia mund të sigurojë një rrugë për një sulm të mundshëm ndaj Ukrainës nga Rusia.
