Video/ Motoçiklisti shpëton për "fije të perit" pa u përplasur nga treni teksa tenton të kalojë në shina

Një motoçiklist ishte shumë pranë vdekjes kur tentoi të kalonte nëpër shinat e trenit dhe nuk ishte aspak i vëmendshëm për të parë trenin i cili po binte me shpejtësi në drejtim të tij.

Pamjet e kamerave të sigurisë  të filmuara në Mumbai më 12 shkurt , tregojnë motoçiklistin i cili vetëm në  sekondën e fundit e vuri re trenin që po vinte.

Ai arriti të hidhej nga biçikleta pak çaste përpara se ajo të shkatërrohej nga lokomotiva.

Pamjet e incidentit të së shtunës janë shpërndarë gjerësisht në internet.

Një person i cili ndodhej aty në momentin e incidentit tha se motoçiklisti mbase është me nxitim "për të takuar Zotin."

Të tjerë sugjeruan se vendkalimi në shina duhet të ishte i mbrojtur nga një roje.