Incineratori i Fierit, Tabaku: Nga 10 troje në dispozicion, Subashi i dha koncesionerit të vetmen pronë private
Kryetarja e Komisionit Hetimor për Incineratorët, Jorida Tabaku në mbyllje të dëgjesave për këtë të premte ka akuzuar kryetarin e bashkisë Fier se duke pasur në dispozicion 10 troje për incineratorin, zgjedh të vetmin që ishte privat duke e shpronësuar me 460 mijë euro shtesë buxhetit të shtetit.
“Sot në 10:00 të mëngjesit, bëmë publike fakte që lidhen në mënyrë specifike me incineratorin e Fierit. Kam këtu komunikimin nga ZRPP e Fierit që i vendos në dispozicion 10 troje publike. Armando Subashi zgjedh truallin që është privat”
Përplasjet politike të anëtarëve të komisionit hetimor kanë zhvendosur edhe jashtë sallës së mbledhjes. deputeti socialist Eduard Shalsi, kërkon nga deputetët e opozitës që të lejojë drejtësinë të bëjë punë e saj, dhe të mos tregohen të njëanshëm në këtë proces,pasi sipas tij ka anëtarë te komisionit hetimor te cilët përpiqen qe te intimidojnë dëshmitaret.
“Ky komision jo thjesht po konfondon rolet, por me qëndrimet e deputetëve të opozitës druaj që komprometojmë rëndë edhe procesin hetimor.”
Lidhur me këto akuza ka reaguar, nuk ka munguar as përgjigja e kryetares se komisionit hetimor Tabaku u shpreh se deputeti socialist është njeriu i fundit i cili mund të bëjë akuza të tilla. Pasi ata që kanë shkelur ligjin gjenden përpara SPAKU-t.
Informacioni për të zhdukurit duket se vjen nga numërimi i parë i përafërt i kryer në varkat e shpëtimit, i cili numëronte 279 persona nga gjithsej 290 pasagjerë (239 pasagjerë dhe 51 ekuipazh) në bordin e Grupit Grimaldi.