Ekzekutoi me 8 plumba “boss-in” shqiptar të drogës në Londër, dënohet me burgim të përjetshëm 24-vjeçari

Një kikbokser suedez që vrau Flamur Beqirin, babain e dy fëmijëve në sy të familjes së tij është dënuar me burgim të përjetshëm.

Flamur Beqiri, 36 vjeç, u qëllua për vdekje në sy të gruas së tij që bërtiste, teksa ajo mbronte djalin e tyre dyvjeçar.

Vrasja ndodhi në pragun e shtëpisë së tij prej 1.7 milionë paund në Battersea, në jug-perëndim të Londrës, në prag të Krishtlindjeve në 2019.

Anis Hemissi, 24 vjeç, u dënua me burgim të përjetshëm me një afat minimal prej 35 vjetësh në Gjykatën e Kurorës Southëark.

Beqiri, vëllai i yllit të Real Housewives Of Cheshire, Misse Beqiri, ishte kryetar i një bande ndërkombëtare të drogës dhe ishte në shënjestër pas një grindjeje me një grup rival të krimit të organizuar.

36-vjeçari, i cili kishte kombësi të përbashkët suedeze dhe shqiptare, pretendonte se merrej me biznesin e muzikës, por ishte përfshirë në tregtinë ndërkombëtare të drogës që nga viti 2007.

Hemissi u punësua si një vrasës për të fluturuar në Londër për të kryer vrasjen, e cila ishte planifikuar për 6 muaj rresht.

Kikboksieri profesionist hipi në një biçikletë të veçantë për femra, veshi një maskë lateksi dhe u maskua si një grumbullues mbeturinash për të kryer krimin.

Më pas, ai qëlloi tetë herë Beqirin nga prapa. Hemisi u shpall fajtor për vrasje dhe armëmbajtje.

Ekzekutoi me 8 plumba “boss-in” shqiptar të drogës në
Flamur Beqiri