Ju flet Moska - Arrestimi i Erion Veliajt, treguesi se nuk ka të mbiligjshëm dhe të pa prekshëm

“Arrestimi i Erion Veliajt, treguesi se nuk ka të mbiligjshëm dhe të pa prekshëm” ishte tema e kësaj të premteje në “Ju flet Moska” në RTV Ora, nga Kastriot Myftaraj.

Myftaraj: Yuri Kim e ka përsëritur shumë herë frazën se askush nuk është mbi ligjin. Paraardhësi i saj i quante si peshq të mëdhenj, ata që janë mbi ligjin dhe të paprekshmit.

Erion Veliaj është një Xhejms Bond i korrupsionit dhe shpërdorimit të parave publike të Tiranës. Skandali i incineratorëve është në zhvillim e sipër dhe po del si një skemë mafiozo-shtetërore, ku është i përzier edhe Veliaj si askush tjetër.

Sigurisht duke parë këto Erion Veliaj e sheh veten si mbi ligjin dhe si të paprekshëm. Ai mendon se është i paprekshëm, ka kompleksin e Akilit.

Problemi është se mbi ligjshmërinë, si mit dhe si kult e kanë mbështetur diplomatët e huaj më të rëndësishëm në vendin tonë.

Ambasadorja Yuri Kim i qaset Veliajt në një mënyrë që i ushqen kultin atij. Veliaj ka një shprehje triumfi në fytyrë, duke thënë ato fjalën që përmend në atë audiopërgjimin e FSHF-së.

Veliaj fytet në kompetencat e këshillit bashkiak dhe nënshkruan për të. Në Tiranë ka një incinerator të rremë, që nuk ekziston fizikisht, po ku vetëm groposen plehrat.

Veprimet që Veliaj ka bërë për incineratorin, me një faturë 128 milionë euro. Ky njeri vetëm me disa SMS ka detyruar që shteti shqiptarë t’i paguajë Becchettit mbi 130 milionë euro.

Pra, Veliaj është shndërruar në një makineri të djegies së parave publike në llogari të personave të tjerë. Edhe Becchetti është i ngjashëm me Zoton e Gugalljan.

Ky njeri, duhet të ishte arratisur. Nëse Veliaj nuk do të kishte një garanci supreme përtej Edi Ramës, sepse tek ai nuk ka besim fare, se është mbi ligjin, ai qysh kur dolën dokumentet për incineratorët, ai od të ishte arratisur si Zoto me të tjerët.