Shqiptarët që punojnë në Zvicër, do të përfitojnë pension

Shtetasit shqiptarë që punojnë rregullisht në Zvicër, do të përfitojnë pensionin me mbushjen e moshës, duke mos humbur asnjë ditë nga periudha kontributeve.

Lajmi është bërë i ditur nga Kryeministri Edi Rama, në një postim që ka bërë në rrjetet sociale.

Postimi i Ramës:

Njohja e ndërsjelltë e sigurimeve shoqërore

Nënshkrimi i Marrëveshjes Kuadër në fushën e mbrojtjes shoqërore mes Ministres së Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj dhe Ministrit për Çështjet e Brendshme, Shëndetësisë dhe Mbrojtjen Sociale të Zvicrës, Alain Berset

Shtetasit shqiptarë që punojnë rregullisht në Zvicër, do të përfitojnë pensionin me mbushjen e moshës, duke mos humbur asnjë ditë nga periudha kontributeve.