Po udhëtonte drejt Brindizit, tre shqiptarë në bordin e tragetit të përfshirë nga flakët
Drejtori i komunikimit me jashtë i agjensisë së trageteve Grimaldi Lines Paul Kyprianou, për RTV Ora e Ora News informon se në bordin e tragetit Euroferry Olympia, që u përfshi nga zjarri mëngjesin e sotëm (18 shkurt) ndodheshin 3 shtetas shqiptarë.
Mësohet se të tre shqiptarët emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur janë evakuuar në portin e Korfuziy.
Ndërkohë disa udhëtarë që ndodheshin në traget figurojnë të zhdukur e Grimaldi Lines konfirmon se janë shtetas bullgarë, grekë e turq. Deri më tani raportohet për 10 persona të zhdukur.
Trageti “Euroferry Olympia” i linjës Igumenicë-Brindizi me 288 persona në bord është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të së premtes, 18 shkurt, teksa lundronte në afërsi të Korfuzit.
Sipas të dhënave, në bord kishte 237 pasagjerë dhe 51 anëtarë të ekuipazhit, të cilët fatmirësisht kanë shpëtuar pa lëndime.
5 mjete lundruese të Rojës Bregdetare, tre helikopterë dhe një mjet i Rojës Bregdetare italiane kanë bërë të mundur evakuimin e të gjithë pasagjerëve.
Po ashtu dy anijet të Forcës Detare shqiptare iu bashkuan përpjekjeve për shuarjen zjarrit në tragetin e linjës Brindizi-Gumenicë që u përfshi nga flakët.

