“Mercenarë shqiptarë në Ukrainë” Ministria e Jashtme: I kemi kërkuar ambasadorit përgënjeshtrim të lajmit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Shkurt 2022, 21:36
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka hedhur poshtë pretendimet e Rusisë së në Ukrainë ka atë ashtuquajtur “mercenarë” nga Shqipëria.
Ministra bën me doje se në shenjë proteste është thërritur Ambasadori i Federatës Ruse të cilit i është kërkuar përgënjeshtrimi i lajmit.
“MEPJ hedh poshtë kategorikisht pretendimet e publikuara sot në agjencinë e lajmeve ruse TAS dhe dyshimet e ngritura nga Ministri i Jashtëm Rus, Sergei Lavrov, për praninë e "mercenarëve shqiptarë" në Ukrainë. Në shenjë proteste është thërritur Ambasadori i Federatës Ruse të cilit i është kërkuar përgënjeshtrimi i lajmit.” – pohon ministria.
