Covid-19 në vend: 303 raste të reja, 1 viktimë dhe 89 pacientë të shtruar në spitale
Një viktimë, 303 raste të reja me Covid-19 janë regjistruar në vendin tonë në 24 orëve të fundit.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nuk ka mundur që t'i mbijetojë Covid-19, një qytetar nga Kurbini 66 vjeç.
Ndërkohë numri më i lartë i të infektuarve është regjistruar në:
Tiranë me 118 raste të reja, 29 në Berat, 18 në Lushnje, 12 në Vlorë, 11 në Durrës, 8 në Prrenjas, 7 në Fier, Sarandë, Kuçovë, 6 në Mallakastër, Delvinë, Gramsh, 5 në Shkodër, 4 në Kukës, Kurbin, Memaliaj, Peqin, Gjirokastër, Dropull, 3 në Tropojë, Vorë, Kavajë, Patos, Skrapar, Elbasan, 2 në Mirditë, Krujë, Kamëz, Rroskovec, Divjakë, Maliq,1 në Has, Lezhë, Shijak, Dibër, Himarë, Korça, Dimal, Poliçan, Belsh, Përmet.
Janë 5,406 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Janë shëruar 1,066 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 261,065 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (18 Shkurt 2022)
Raste të reja ditore 303
Të shëruar në 24 orë 1,066
Të shtruar në spitale 89
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 2,651
Testime totale 1,724,866
Raste pozitive 269,904
Raste të shëruara 261,065
Raste Aktive 5,406
Humbje jete 3,433
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1,845
Fier 824
Vlorë 499
Elbasan 498
Berat 393
Shkodër 243
Lezhë 321
Gjirokastër 278
Durrës 168
Korçë 148
Kukës 164
Dibër 25

