Basha: Për incineratorët të burgosen Bllako, Ahmetaj, Gjiknuri, Agaçi, Veliaj dhe Rama
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha sot nga Rrogozhina se nuk ka skandal më të madh se sa afera e incineratorëve në vend.
Sipas tij, kur PD e denonconte këtë aferë, një pjesë ia jepnin medias sulmonin PD-në dhe denoncuesin e aferës duke nisur nga kryetari dhe çdokush tjetër.
Ai theksoi se duhen arrestuar e burgosur jo vetëm Tahiri e Koka, por edhe Alqi Bllako, Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri, Engjëll Agaçi, Erion Veliaj, kryebashkiakët e tjerë të Elbasanit e të Fierit.
Basha: Nuk ka pasur skandal të këtyre përmasave. Dhe mund ta themi me gojën plot se korrupsioni për fat të keq ka qenë një shoqërues i pandarë i këtyre 30 viteve tranzicion, por kurrë më parë nuk kemi parë një babëzi, një lubi të tillë si ky grup i strukturuar. Na kanë sulmuar këto 6 vite që thoni te vërtetën. Paratë e shqiptarëve qe i vidhnin përmes skemës së inceneratorëve, një pjesë ia jepnin medias qe të na sulmonin në, të sulmonin PD, sulmonin denoncuesin e aferës duke nisur nga kryetari dhe çdokush tjetër. Paratë e shqiptarëve të vjedhur nga mafia e inceneratorëve përdoreshin për tu mbyllur gojën dhe për të sulmuar PD.
Siç na kanë sulmuar kur denonconim korrupsionin me koncesionet, me rrugët e florinjta që shkonin nga 2 mln në 40 mln euro/km. Siç na kanë sulmuar sa herë qe kemi ngritur zërin për interesin e shqiptarëve. Por ama çfarë tregon kjo që po ndodh sot?! Jo vetëm zbulimi i skemës së vjedhjes me inceneratorët, por edhe arrestimi një nga një, burgosja një e nga një, Saimir Tahiri, Lefter Koka qe është bishti i aferës qe është arrestuar, Alqi Bllako që është thirrur dje në SPAK, Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri, Engjëll Agaçi, Erion Veliaj, kryebashkiakët e tjerë të Elbasanit, të Fierit. Tani një pyetje: Këta qenkan te gjithë bashkë për të vjedhur 430 mln euro dhe Edi Rama s’kishte dijeni, thoni ju?

