Tabaku: Të dhënat që po bëhen publike presion mbi prokurorinë, inkurajojmë SPAK të vazhdojë punën. Ku shkuan 23 mln euro

Jorida Tabaku ka komentuar marrjen ne pyetje të Alqi Bllakos dhe Armando Subashi nga SPAK për inceneratorin e Fierit.

Në një deklaratë për mediat Tabaku tha se të dhënat që po bëhen publike më Komision po e vendosin SPAK përballë presionit publik.

Ajo inkurajon SPAK që të vazhdojë punën në lidhje me zbardhjen e aferës.

"Unë nuk jam në dijeni atë asaj që bën SPAK por inkurajoj të vazhdojë punën, unë besoj se të gjitha këto të dhëna që po bëhen publike po vendosin presion publik për SPAK-un dhe këdo që ka vendimmarrje për të marrë masa. Në Fier po kryhet vepër penal, janë paguar 23 mln euro dhe nuk dihet ku kanë shkuar. Të gjithë dosjen hetimore do e dorëzojë para SPAK sapo ky komision të përfundojë", tha Tabaku.