Po udhëtonte drejt Brindizit, trageti me 288 pasagjerë përfshihet nga zjarri pranë Igumenicës (VIDEO)
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shtetin helen, pasi një traget udhëtarësh i linjës Igumenicë-Brindisi është përfshirë nga flakët për rreth 2 orë, por fatmirësisht pa shkaktuar lëndime në njerëz.
Një traget i linjës Igumenicë-Brindizi me 288 persona në bord është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të së premtes, 18 shkurt.
Sipas të dhënave, në bord kishte 237 pasagjerë dhe 51 anëtarë të ekuipazhit, të cilët fatmirësisht kanë shpëtuar pa lëndime.
Sipas medieve greke pas përfshirjes së tragetit në flakë, kapiteni i tragetit ka bërë thirrje për evakuim.
5 mjete lundruese të Rojës Bregdetare, tre helikopterë dhe një mjet i Rojës Bregdetare italiane kanë bërë të mundur evakuimin e të gjithë pasagjerëve.
Sipas informacioneve një prej anëtarëve të ekuipazhit ka pasur probleme me frymëmarrjen dhe aktualisht ndodhet në një spital në Korfuz.
Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes, mediet kanë arritur të marrin dëshmitë e para të pasagjerëve, të cilët kanë thënë se trageti ka qenë për 2 orë nën pushtetin e flakëve.
Trageti me flamur italian lundronte nga ishulli Erikusa drejt Brindisit.
Në afërsi të Igumenicës është përfshirë nga flakët.
Zëvendësministri i Transportit, Kostas Kacafadhos ka thënë se në vendin e ngjarjeve ngjarje përveç skafeve të marinës greke ka edhe forca ajrore.
Zyrtari ka sqaruar se kushtet e mira atmosferike kanë ndihmuar në procesin e evakuimit të udhëtarëve, për të cilët ai tha se të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore.





