Përfshihet nga zjarri fabrika e përpunimit të peshkut në Lezhë, shpëtojnë mrekullisht punëtorët

Një fabrikë peshku është shkrumbuar mëngjesin e së premtes, 18 shkurt, në Lezhë.

Flakët pëfshinë të gjithë objektin reth orës 6:30 të mëngjesit, ndërsa tymi mbuloi të gjithë zonën.

Punonjësit e fabrikës sapo kishin shkuar në punë, dolën menjëherë nga ambienti  sapo kanë parë tymin.

"Isha brenda, plasi flaka. Kishte dhe punëtorë të tjerë, dolëm të gjithë."

Në vendin e ngjarjes shkuan forcat zjarrëfikëse nga Lezha, Shkodra, Mirdita e Kurbini.

Flakët u përhapën me shpejtësi, pasi sipas informacioneve brenda objektit kishte sasi të mëdha lënde ambalazhimi lehtësisht e djegshme.

Prefekti i qarkut të Lezhës, Gjok Jaku, tha se paraprakisht dyshohet se zjarri të ketë rënë si pasojë e një shkëndije elektrike, ndërsa pesonat që ndodheshin brenda kanë dëshmuar edhe për një shpërthim.

"Më thonë që kanë parë një vatër tymi dhe një kërcitje si shkëndije elektrike, por pa e parë shkëndijën."

Fabrika  "EuroFish" ishte në pronësi të Kujtim Shkrelit dhe Emilio Rizzoli-t, me nga 14 dhe 16 përqind dhe kompanive italiane "Parma Fish" dhe "Delicious Rizzoli". 

Nga ky zjarr veç dëmeve të mëdha materiale, një zjarrfikës u asfiksua në përpjekje për të shuar flakët.

Do të jenë hetimet e thelluara që do të zbulojnë shkakun e djegies së kësaj fabrike të përpunimit të peshkut.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 06:30, në dalje të qytetit të Lezhës, ka rënë zjarr në fabrikën e peshkut.

Nuk ka dëme në njerëz, vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrëfikses në vendngjarje, punojnë për shuarjen e flakëve.

Si pasojë e tymit është devijuar trafiku në qytet dhe në rrugë dytësore.

Përfshihet nga zjarri fabrika e përpunimit të peshkut në