Kume: I domosdoshëm ndryshimi i Reformës Territoriale, të kemi më pak qarqe

Ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume, thotë se është dakord për ndryshimin e reformës territoriale, e cila u miratua në 2014.

Në një intervistë për Ora News, ai tha se nuk duhet që nga Bashki të ketë më shumë komuna ndërsa shtoi se ndryshimi i reformës territoriale është i domosdoshëm.

Kristaq Kume: Mendoj se është i nevojshëm ndryshimi i reformës territoriale, por me kushtin që e gjitha të mos përfundojë në ndërtimin e një harte të re territoriale që nga 61 Bashki të kemi më shumë ose më pak. Nga Bashki të kemi komuna, kjo jo, por kjo të jetë e bashkërenduar dhe të ketë si bashkë prodhuese edhe mirë rregullimin e legjislacionit sipas të cilit funksion qeverisja vendore. Është e domosdoshme të bëhet një gjë e tillë, dhe për ta bërë këtë natyrisht është e domosdoshme që kjo të kombinohet në atë çka duhet bërë ndërhyrje në kodin zgjedhor në ato despozita që përcaktohen rregulla sipas të cilave zgjidhen organet e Këshillit vendor dhe këtu kam parasysh këshillat e njësive vendore.



Ai tha se nuk duhet të përqendrohet vëmendja tek numri i njësive bazë por të trajtohet organizimi si i tërë i qeverisjes vendore.

Kristaq Kume; Nuk duhet të përqendrohet vëmendja tek numri i njësive bazë por të trajtohet organizimi si i tërë i qeverisjes vendore. Këtu kam parasysh dy nivelet njësitë bazë që janë bashkitë, dhe niveli tjetër është qarku që duhet të kemi parasysh se kështu siç ai qeveriset ka trefishuar se është shumë larg dhe nuk ka arritur në asnjë rast të plotësojë pritshmëritë për  të cilat është ndërtuar  kjo mënyrë e të organizuarit të pushtetit vendor. Është koha që reforma në pushtetin vendor të ketë si komponent të saj ndoshta deri në ndryshime në Kushtetutë, me idenë që të kemi një numër më të vogël qarqesh dhe të vetqeveriset me një organ që të zgjidhet nga qytetarët.