Kumbulla titullar, Roma i shpëton humbjes në fund me Sassuolon (Video)

Roma nuk po kalon një moment të mirë. Barazimi me Genoan, eliminimi në Kupë me Interin dhe sot një barazim shumë i vuajtur në fund me Sassuolon në transfertë.

2-2 përfundoi ndeshja, me një gol të shenuar në frymën e fundit nga verdhekuqtë teksa Marash Kumbulla ishte titullar dhe mori edhe një karton të verdhë.

Pas 45 minutave të luftuara nga të dyja ekipet, në minutën shtesë të kësaj pjese Abraham realizoi me penallti golin e avantazhit për Romën.

Pjesa e dytë nisi keq për skuadrën e Romës ku një autogol i Smalling barazoi sfidën ndërsa në një kundërsulm të shpejtë, Traore në 73’ kaloi në epërsi Sassuolon.

Gjithsesi Roma shtyn deri në sekondat e fundit dhe pikërisht 1 minutë nga rënia e bilbilit Cristante realizon golin e 2-2. Një barazim që e largon Romën nga lufta për një vend në Champions./Ora News/.