Video/ Vendosi 4 vezë njëra-mbi tjetrën, i riu thyen rekordin Guinness

Një burrë nga Jemeni arriti të thyejë rekordin Guinness duke vendosur 4 vezë njëra mbi tjetrën. Më parë, Mohammed Muqbel kishte arritur të vendoste 3 vezë.

Për të sfiduar veten dhe për të vënë në provë aftësitë e tij, Muqbel e bëri dhe një herë sfidën.

"Edhe pse mund të duket e thjeshtë, thyerja e një rekordi Guinness si ky është i vështirë," vuri në dukje uebfaqja e Rekordeve Guinness.

“Shumë në botë nuk arrijnë të kuptojnë punën e vështirë që lidhet me balancimin. Arti i balancimit përfshin durim, fokus dhe qetësi të jashtëzakonshme. Madje do të thoja se është e lidhur me shkencën e fizikës dhe inxhinierisë,” tha Muqbel për faqen e të dhënave.

Sipas mbajtësit të rekordeve, pjesa më e vështirë e përpjekjes ishte gjetja e qendrës së gravitetit për secilën vezë për shkak të formës dhe strukturës unike të saj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Guinness World Records Arabia (@gwrarabia)