Rama propozon ish-ministren Gjermeni për ambasadore në OSBE, seanca dëgjimore me 18 shkurt
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Shkurt 2022, 14:36
Kryeministri Edi Rama ka propozuar ish-ministren e tij dhe ish-deputeten, Eglantina Gjermeni si ambasadore të Shqipërisë në OSBE.
Ajo pritet të zëvendësojë në këtë detyrë ambasadorin tashmë të liruar Igli Hasani.
Komisioni i Jashtëm ka parashikuar një seancë dëgjimore të premten në 18 Shkurt me Gjermenin.

