Butrint Imerin e presin me "këmbët e para" në Nju Jork, e gjuajnë me shishe gjatë koncertit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Shkurt 2022, 09:05
Koncerti në Nju Jork me 12 shkurt nuk ka shkuar si duhet për këngëtarin shumë të dashur për publikun Butrint Imeri.
Në një video të publikuar në Youtube, shihet se Imeri ka pësuar një incident të vogël.
Gjithçka ka ndodhur ndërsa ai po ftonte publikun të ndiznin dritat e celularëve për të realizuar së bashku një video.
Ndërsa bëhej gati të filmonte, një shishe e godet në kokë.
Rama sot në Uashington, takohet me Blinken
15 Shkurt, 08:41
teksa po performonte, këngëtarin e gjuajnë me shishe në kokë.
Nuk dihet ende nëse akti ka qenë i qëllimtë apo aksidental.
E rëndësishme është që këngëtari nuk ka pasur lëndime serioze ndonëse shihet duke fërkuar kokën.


