Dortmundi fiton edhe pa Haaland, leksion në Berlin ndaj Union (Video)

Borussia e Dortmundit jep një përgjigje te fortë në Bundesliga. Pas humbjes së Bayernit, verdhezinjtë duhej te reagonin për të shpresuar gjithsesi te titulli dhe për t’u afruar me kryesuesit dhe rivali nuk ishte i lehtë në letër.

Ndaj Union Berlin, skuadra e Rose dha një provë force sidomos edhe pa bishën Haaland në formacion teksa fituan me rezultatin e pastër 3-0.

Një fitore shumë e rëndësishme ku rolin e bomberit sot e mori Marco Reus me një dygolësh në 18’ e 26’ ndërsa në pjesën e dytë mendoi Guerreiro në 71’ për të mbyllur llogaritë.

Ky sukses konsolidon vendin e dytë të Dortmundit në Bundesliga teksa rivalet e Bayernit tani janë vetëm 6 pikë larg./Ora News/.