Video/ Lyoni vijon ngjitjen, mposht Nice në duelin e Championsit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Shkurt 2022, 22:53
Pa Xherdan Shaqirin tashmë të shitur në MLS, Lyoni vijon të ngrihet në Ligue 1. Ekipi francez mori fitoren e dytë radhazi në kampionat por suksesi i sotëm ka një vlerë të veçantë pasi ishte një përballje direkte për zonën Champions.
Skuadra e Bosz mposhti Nice-n e vendit të tretë me rezultatin e pastër 2-0 duke mos u lënë asnjë mundësi rivalëve në këtë takim.
Fillimi ishte shumë i vrullshëm për miqtë që menjëherë marrin penallti dhe Dembele e konkretizon saktë duke i dhënë qetësi vendasve.
Edhe fillimi i pjesës së dytë ishte i njëjtë teksa në 57’ Ekambi shënoi golin e sigurisë dhe atë final të ndeshjes ndërsa 3 pikët e marra e shtyjnë Lyonin në vendin e katërt, vetëm 4 pikë larg zonën Champions./Ora News/.
