Mbappe shpëton PSG, goli në shtesë i jep fitoren parizienëve (Video)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Shkurt 2022, 22:57
PSG nuk e pati aspak të lehtë të fitonte një tjetër ndeshje në Ligue 1. Me titullin që nuk diskutohet për parizienët, skuadra sot vuajti ndaj një rivali si Rennes ku me Messin dhe Mbappe në fushë, vendasit morën një sukses të vështirë 1-0 në “Parc de Princes”.
Ndeshja ishte tepër e ekuilibruar dhe në disa momente madje ishin më të rrezikshëm miqtë të cilët insistuan më shumë dhe e kërkuan më shumë portën.
Në pjesën e dytë Mbappes i anulohet një gol për pozicion të parregullt por sulmuesi francez nuk gabon në shtesë teksa pas një asisti nga Messi në një kundërsulm, zgjidh ndeshjen me eksperiencën e tij.
1-0 shpërthen “Parc de Princes” me Pochettinon që tashmë shkon më i qetë për ndeshjen ndaj Real Madrid në Champions League./Ora News/.
