Komisioni i Verifikimit konfirmon kandidaturat. Ja emrat që garojnë për kreun e FSHF-së

Tashmë është e ditur zyrtarisht, do të jenë tre kandidatë në garën për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit në zgjedhjet e 2 Marsit.

Është Komisioni i Verifikimit që ka bërë edhe analizën e kandidatëve duke e verifikuar ligjshmërisht kandidaturën por edhe integritetin e kandidatëve dhe në fund janë tri emrat që zyrtarizohen.

Pasi u shqyrtuan propozimet e sjella nga anëtarët, rezultoi se për postin e kandidatit për President të Federatës Shqiptare të Futbollit kanë marrë numrin e propozimeve të nevojshëm Armand Duka, Sulejman Starova dhe Dritan Shakohoxha, pra emrat që do të përballen në zgjedhje për kreun e FSHF-së.

Kandidatët për anëtar të Komitet Ekzekutiv  të FSHF janë 12, të cilët kanë marrë numrin e nevojshëm të propozimeve për të qënë zyrtarisht në garë, sëpaku 2 propozime, janë personat e mëposhtëm:

Abdyl Kuriu

Anila Basha

Arben Dervishaj

Bardhyl Jera

Envi Hicka

Ermal Tahiri

Ervin Canollari

Gjergji Petro

Lutfi Nuriu

Pano Xhixho

Vasil Bicaj

Ylli Ҫekiҫi

Komisioni i Verifikimit është organi përgjegjës për organizimin dhe mbikëqyrjen e procesit zgjedhor në përputhje me Rregulloren e Asamblesë së FSHF-së dhe kryerjen e kontrollit të integritetit, i miratuar në Asamblen e Përgjithshme të FSHF-së./Ora News/.