Shpërfytyrohet Bayerni, Bochum i jep një leksion kampionëve (Video)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Shkurt 2022, 17:30
Për të pestën herë Bayern Munchen pëson një “black out” të pashpjegueshëm. Kampionët e Gjermanisë në fuqi u mundën në transfertë nga Bochum me rezultatin 4-2, një humbje që ngre alarm në vigjilje dhe të Champions League.
Këtë sezon Bayerni e ka pësuar disa herë si në shtëpi ashtu edhe në Kupën e Gjermanisë duke pësuar humbje të thella teksa sot ishin totalisht në gjumë me Bochum që përfitoi duke fituar 4-2. Dy golat e Lewandowskit nuk mjaftuan kësaj radhe teksa Adjei, Locadia, Gamboa dhe Holtman shënuan golat për vendasit.
Në sfidat e tjera, Gladbach u rikthye te fitorja duke mundue 3-2 Augsburg ndërsa Greuther fitoi duelin e mbijetesës me Hertha Berlin 2-1 dhe Freiburg barazoi 1-1 me Mainz./Ora News/.
