Milani nuk gabon, mund Sampdorian dhe merr komandën në Serinë A (Video)

Milani ishte thirrur sot në një mision për të marrë kryesimin në Serinë A. Kuqezinjtë kishin përballë në mesditë Sampdorian në “San Siro” ndaj të cilëve fituan edhe pse vuajtën disi por gjithsesi në fund morën atë që donin, 3 pikë dhe komandën në kampionat.

Sapo nisi ndeshja, Maignan përveçse i zoti në portë tregoi se është dhe i aftë me asiste teksa në 8’ jep një asist të gjatë për Leao i cili driblon mbrojtjen dhe shënon golin e avantazhit.

Goli u jep qetësi vendasve që luajnë dhe qarkullojnë pa presion lojën ndërsa i afrohen edhe golit të dytë por pa ia dalur.

Në fraksionin e dytë të lojës, ndeshja bëhet më interesante pasi edhe Sampdoria sulmon duke lënë hapësira pas dhe Giroud shfaqet lojtari më i rrezikshëm për Milanin.

Njëherë portieri i mohon një supergol me rofeshatë e më vonë edhe një gjuajtje me kokë që mund të vuloste sfidën.

Gjithsesi skuadra e Piiolit deri në fund ruan rezultatin të paprekur dhe ajo që ka më shumë rëndësi, janë 3 pikët dhe tashmë vendi i parë në Serinë A./Ora News/.