Liverpool merr një tjetër fitore, Tottenham jep shenja krize (Video)
Fitorja e katërt radhazi për Liverpoolin. Duket një ritëm i fortë në Premier League për skuadrën e Klopp por në fakt të kuqtë mbeten ende larg Man. Cityt kryesues në renditje por gjithsesi ata bënë sot detyrën.
Në një transfertë ndaj Burnley, Liverpool dominoi me lojë që nuk prodhoi shumë gola pasi ndeshja u mbyll me rezultatin minimal 1-0.
Fatin e takimit e vendosi në 40’ Fabinho ndërsa pjesa e dytë prodhoi emocione dhe raste por jo gola. Gjithsesi mbyllet me një fitore minimale për djemtë e Klopp që tani janë 9 pikë larg Man. City por kanë dhe një ndeshje më pak.
Ndërkohë Tottenhami i Contes ka probleme të mëdha. Spursat marrin një tjetër goditje të rëndë në shtëpi pasi humbën 0-2 përballë Wolverhmpton që shënoi që në pjesën e parë shumë shpejtë 2 herë. Jimenez në 7’ dhe Dedoncker në 18’ shokuan Spursat në shtëpinë e tyre të cilët e paten të vështirë të reagonin më tej.
Një humbje e tillë largon edhe më shumë nga zona Champions Tottenham teksa Newcastle mori një tjetër fitore që e largon nga zona e ftohtë pasi mundi 1-0 Aston Villan./Ora News/.
