Real Madrid vuan pa Benzema, ndaj Villarreal barazim pa gola (Video)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Shkurt 2022, 18:19
Duket se Real Madrid është i varur nga Benzema dhe golat e tij. Në mungesë të sulmuesit francez, Real Madrid nuk arrin të shënojë dhe ndoshta mezi fiton, ashtu siç e bëri me Granadan ndërsa sot me Villarreal nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola.
Gareth Bale u rikthye në formacin si titullar pas shumë kohësh, madje në vendin e Benzema si numër 9 por dështoi duke u zëvendësuar me Joviç.
Gjithsesi ndeshja ishte emocionuese dhe me raste teksa vendasit edhe mund të kishin shënuar por në fund të dyja ekipet duhet të kënaqen me barazim pa gola.
Gjithsesi, ekipi i Ancelottit ruan kryesimin por tani Sevilla është vetëm 4 pikë larg madrilenëve./Ora News/.
