Kukësi dominues, vjen fitorja e dytë radhazi. Mposht 4-0 Kastriotin
Kukësi e ka lënë pas momentin e keq dhe nuk heq dorë nga lufta për titull.
Verilindorët tashmë me grup të plotësuar, morën fitoren e dytë radhazi në Abissnet Superiore teksa dominuan Kastriotin 4-0 në ndeshjen e luajtur në Kamzë.
Nuk ishte një sfidë e lehtë pasi krutanët vinin nga disa rezultate të mira javët e fundit por sot ekipi i Longos bëri atë që ka bërë në fazën e parë, lojë të bukur dhe gola.
Në pjesën e parë Kukësi ishte plotësisht dominues dhe vuri në kasafortë fitoren duke shënuar dy herë me Gligorov në 39’ teksa kapiteni Taipi realizoi saktë në 44’ një penallti të fituar për një pengim në zone.
Me një rezultat të tillë, Kukësi e menaxhon lehtë ndeshjen dhe nuk u jep shumë shanse krutanëve ndërsa për ta vënë në kasafortë sfidën mendon kroati Basa në 54’ i cili mbyll llogaritë teksa në shtesë ka vend edhe për një gol tjetër nga Bahtiri.
Kjo fitore e çon Kukësin në kuotën e 37 pikëve po aq sa Laçi i vendit të dytë.





/Ora News/
